Rënia e skelës plagosi dy persona, zbardhet ngjarja: Aksident nga nënkontraktori, kantieri i ndërtimit plotësonte kushtet e sigurisë. Të lënduarit dolën nga spitali

Ka marrë një tjetër rrjedhë ngjarja e raportuar nga mediat disa ditë më parë, ku një element skele ka rrëshitur nga katet e larta të një objekti në ndërtim në Tiranë.

Pas verifikimeve nga organet ligjzbatuese është konstatuar se ngjarja ka qenë një aksident i shkaktuar nga nënkontraktori i shoqerisë “Arlis Ndërtim”, ndërsa nuk është konstatuar asnjë shkelje e kushteve të sigurisë.

Pas shoqërimit në polici të nënkontraktorit, punëtorit të tij dhe inxhinierit të shoqerisë, si dhe inspektimeve në kantier, është mundësuar edhe zbardhja e plotë e këtij aksidenti.

Ngjarja mësohet se ka ardhur si pasojë e një aksidenti gjatë punimeve, por instancat ligjzbatuese kanë konstatuar se kantieri i ndërtimit plotësonte të gjitha kushtet tekniko-ligjore sipas ligjeve të ndërtimit, ligjeve për shëndetin dhe sigurinë në punë.

Nga ky aksident u janë shkaktuar dëmtime të lehta dy kalimtarëve të rastit.

Të dy kalimtarët mësohet janë në gjendje shumë të mirë shendetësore dhe kanë lënë ambjentet e spitalit prej disa ditësh.

Nga burime pranë Spitalit të Traumës mësohet shoqeria “Arlis Ndërtim” ka mbuluar të gjitha shpenzimet spitalore për dy të plagosurit lehtë dhe ka shprehur keqardhjen për situatën e shkaktuar në momentin e aksidentit.

Arena e Lajmit

Rënia e skelës plagosi dy persona, zbardhet ngjarja: Aksident nga nënkontraktori, kantieri i ndërtimit plotësonte kushtet e sigurisë. Të lënduarit dolën nga spitali

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook