“Çështja e Berishës politike, por po humbasim kohë”, Alimehmeti: Bashkimi i PD, i mundur për sa kohë që…

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës nga PD, Ilir Alimehmeti, i ftuar në studion e News24 ka komentuar zhvillimet brenda partisë dhe mundësinë e një bashkimi.

Alimehmeti u shpreh se e sheh bashkimin e demokratëve të mundur për sa kohë që ata bashkohen nga një qëllim i përbashkët.

Ai shtoi se bashkimi duhet të nisë nga baza, të cilat më pas zgjedhin edhe elitat drejtuese.

Sa i përket çështjes së ish-kryeministrit Berisha, ai tha se ajo është e motivuar politikisht, por po ashtu demokratët po humbasin kohë me të.

“E shikoj të mundur bashkimin e demokratëve për sa kohë bashkohen nga një qëllim i përbashkët. Kur ke përballë një të keqe të madhe njerëzit bashkohen. Kur je në opozitë nuk ka kuptim ndarja. Mendoj se ka pasur një problem ku nuk është lejuar pluralizmi i brendshëm.

Përgjatë kësaj kohe kam thënë se majat e maleve nuk puqen, ato bashkohen te bazat. Demokracia vjen nga poshtë lart, jo nga lartë poshtë. Duhet bashkim, por duhet të fillojë nga bazat që zgjedhin elitat drejtuese. Emrat duhet të jenë përbashkues dhe që nuk kanë fatura të mëhershme. Ne jemi në luftë me kohën për momentin.

Po humbitet kohë jo vetëm me çështjen e zotit Berisha, e cila nuk do çojë askund, përveç kësaj flluskës që e çoi në arrest shtëpie. Ajo është e motivuar politikisht, por ka energji që humben aty, nuk ka diskutim”, u shpreh ai mes të tjerash.

Arena e Lajmit

“Çështja e Berishës politike, por po humbasim kohë”, Alimehmeti: Bashkimi i PD, i mundur për sa kohë që…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook