”The Washington Post” rendit Tiranën dhe Dhërmiun mes 12 destinacioneve më të bukura për t’u vizituar në vitin 2024

TIRANE

Media e njohur amerikane “The Washington Post” ka renditur Tiranën dhe Dhërmiun mes 12 destinacioneve më të bukura për të vizituar në vitin 2024.

Gjatë viteve të fundit, Shqipëria është kthyer në një atraksion i rëndësishëm me Tiranën e transformuar dhe me plazhet më të bukura në Europë.

Ujërat e pastër, bregdeti i thyer dhe akomodimet e përballueshme, të gjitha kanë tërhequr vëmendjen e turistëve.

“Dhe ndryshe nga disa nga fqinjët e saj ballkanikë, Shqipëria është “e paprekur”, tha Ema, gazetarja anonime shqiptare e udhëtimeve që drejton revistën “Ema’s Light”.

Merrni një makinë me qira dhe vizitoni Rivierën Shqiptare, ku do të gjeni një plejadë qytetesh të vogla me plazhe perfekte, si Dhërmiu.

Mos humbisni: “Kryeqyteti i Tiranës është një vizitë e domosdoshme që ia vlen të eksplorohet të paktën dy deri në tre ditë, për të shijuar gatimet në restorante dhe të njiheni me historinë e tij”, shkruan “The Washington Post”.

Arena e Lajmit

”The Washington Post” rendit Tiranën dhe Dhërmiun mes 12 destinacioneve më të bukura për t’u vizituar në vitin 2024

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook