Si gjithmonë sa herë që Juventusi dhe Interi të ndeshen mes tyre, për më shumë për një finale Kupe Italie, protestat nuk mungojnë kurrë dhe takimi i djeshëm ishte vërtet i vështirë për Paolo Valerin, të cilit iu duk sikur i shpëtoi ndeshja nga dora në disa raste. Gjithsesi sipas uebsajtit “Eurosport” verdiktet e para dhe të pathelluar më saktë janë:
MINUTA 55 – Brozoviç rrezikon kartonin e kuq. Pasi ndal Dibalën të lëshuar drejt portës merr të verdhë, por menjëherë më pas, shfryn ndaj arbitrit duke marrë topin dhe duke e goditur në shenjë protestë, e cila mund t’i shkaktonte edhe përjashtimin nga fusha.
MINUTA 77 – Lautaro mbulon një top në zonë dhe fillimisht duket sikur preket me gju nga De Ligt, por edhe Bonuçi është prapa tij. Argjentinasi e markon ashpër, por papritur këmba e interistit lidhet tek ajo e Bonuçit dhe Lautaro rrëzohet. Për Valerin është penallti që në impkatin e parë, por merr konfirmimin edhe nga VAR.
MINUTA 98 – Tjetër penallti për Interi, ndoshta më e pastër sesa ajo më lart. De Vraj tenton të kontrollojë topin në zonë, por pas stopimit De Ligt e merr përpara si një tren pa frena. 11-metërsh i saktë!
MINUTA 104 – Këtë herë kërkon Vlahoviç penallti, pasi De Vraj e godet në kavilje. Gjithsesi, duhet saktësuar ideja, në mos mbrojtësi i Interit ka goditur në fillim sferën dhe më pas këmbën e juventinit. Arbitri Valeri priti VAR-in për konfirmin, pasi nuk e vlerësoi penallti nga fusha.
Arena e Lajmit