“Para pandemisë mbi 100 mijë vizitorë në vit”, Margariti i prezanton presidentit të KE Muzeun Kombëtar: Po restaurohet me fondet e BE

Screenshot 4

Presidenti i Këshilli Europian, Chalres Michel, ka vizituar sot Tiranën.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti, i ka prezantuar Michel, Muzeun Kombëtar, ndërsa ka prekur edhe faktin që me fondet e Bashkimit Europian është duke u kryer restaurimi i mozaikut masiv, i cili është dëmtuar shumë pas tërmetit.

“Para pandemisë kishim më shumë se 100 mijë vizitorë në vit. Kemi synim për më shumë. Është një nga zonat më të dëmtuara nga tërmeti. Me financimet e BE kemi nisur restaurimin e mozaikut. Ishte e rrezikshme pas tërmetit për vizitorët. Më shumë se 40 milion euro për 30 objekte zona që do të rindërtohen. Po punojmë për zbatimin e restaurimit të resortit sepse që në ‘81 ka pasur shumë pak ndërhyrje. Po punohet me copëzat më të vogla. Me staf të huaj dhe shqiptar.

Janë evidentuar më shumë se 120 ngjyra të ndryshme që janë përdorur. Kemi identifikuar edhe fabrikën ku janë marrë në Venecia në ‘81 dhe po vijohet bashkëpunimi për të marrë ngjyrat. Kanë qenë të mrekullueshëm.
Kemi një prej mjeshtrave i cili ka qenë këtu në ‘81 është në moshë të madhe dhe jetonte në Itali por ka ardhur për të ndihmuar me procesin. Është vepra më e madhe ku po kryhet kjo ndërhyrje. Sa i përket pjesës artistike është një nga projektet më të mirëbëra në Shqipëri” deklaroi ministrja Margariti.

Arena e Lajmit

“Para pandemisë mbi 100 mijë vizitorë në vit”, Margariti i prezanton presidentit të KE Muzeun Kombëtar: Po restaurohet me fondet e BE

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook