Bayern Munchen triumfoi 3-1 ndaj B. Monchengladbach, në ndeshjen e kampionatit.
Mysafirët e Gladbahut shënuan gol në minutën e 35-të, me anë të zviceranit Elvedi. Kampionët e Gjermanisë u vendosën në kërkim të golit të barazimit dhe ia dolën të barazojnë llogaritë që në pjesën e parë. Pavlovic dërgoi në festë tifozërinë bavareze, në të 45-tën.
Djemtë e Tomas Tucehl përmbysën ndeshjen në minutën e 70-të. Goli i qetësisë erdhi nga De Ligt, në fund. Rikthehet te suksesi Leverkusen, pasi mundi pastër 0-2 Darmstadt. Me këtë 3-pikësh, “aspirinat” kryesojnë me 52 pikë, 2 pikë më shumë se Bayern ndjekës.
(J.S/)