Numri një i stolit të Egnatias: Kundërshtarët? Është për t’i parë poshtë me dylbi. Ndeshje e mirë

Tekniku i Egnatias, Edlir Tetova dha mendimin e tij pas barazimit 1-1 me Partizanin.

“Ishte ndeshje e mirë, por kishte kurba. Kishte epërsi të Partizanit me raste, me topa të humbur nga ne. Ishim pak vështirësi në markim. Në pushimin e ndeshjes, çdo gjë në pjesën e dytë foli për ne. Nuk është problemi i mërzitur, është çështje minutash. Futbolli është lojë gabimesh, por goli në minutat e fundit të djeg.

Me Shehin s’jam takuar akoma. Mbrojtësi duhet të ishte pak më mbrapa dhe portieri nuk duhet të dilte nga porta. Nuk kishim çfarë të bënim më mirë aty.

Është një situatë me një top të përplasur. Në momentin kur ka topin kundërshtari duke u tërhequr, mbrojtja zbret poshtë. Por të shijojmë momentin, sepse jemi 10 pikë para. Nuk doja që ndeshja të dilte barazim. Nuk doja barazim sot. U bë ndeshja e katërt me Partizanin, pa Superkupën, janë marrë tre barazime.

Nuk është çështje demoralizimi. Por të djeg goli në fund. Të djeg për një gabim që ishte i kalueshëm. Të shijojmë momentin dhe falënderoj çunat. Është për t’i parë poshtë me dylbi”, – tha ai.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Numri një i stolit të Egnatias: Kundërshtarët? Është për t’i parë poshtë me dylbi. Ndeshje e mirë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook