Skënderbeu, Gvozdenovic i zhgënjyer: Na mungoi agresiviteti, Teuta ishte skuadër më e mirë

Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic u shfaq i mërzitur pas humbjes 3-0 nga Teuta.

“Sot Teuta ishte një skuadër më e mirë dhe i uroj për fitoren. Ne e nisëm ndeshjen mirë, kishte raste nga Rashica e Nikaj, por prapë me topin e gjatë nuk mund të fitojmë asgjë kur kemi Frenklin si sulmues i parë. Vjen goli nga goditja standarte, nuk ishim agresiv, ndoshta nuk ishte penallti, është mendim im. Ishte shumë e vështirë, e provuam në të gjitha mënyrat në pjesën e dytë, edhe me Uçe me krosime nga krahët. Por kjo ishte maksimumi sot nga ne, nuk ishim mirë si ndaj Tiranës, kjo është e vërteta. Tani do mendojmë për javën tjetër se nuk kemi kohë, por sot Teuta ishte skuadra më e mirë.

Ndoshta psikologjikisht nuk ishim gati sot, se ky është gabimi im si trajner se pas një fitore si ndaj Tiranës. Duhej të bënim më mirë, nuk përshtatëm në fushë, nuk ishim shumë larg nga topi i dytë, nuk ishim agresivë, në ajër nuk ishim mirë. Ishte gabim si nga stafi dhe nga unë si trajner”, – tha ai.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Skënderbeu, Gvozdenovic i zhgënjyer: Na mungoi agresiviteti, Teuta ishte skuadër më e mirë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook