Gola dhe emocione në “Stadio Benito Stirpe” por në fund feston…Milani. Të besuarit e Stefano Piolit mposhtën 2-3 Frosinonen, 3 pikësh ky që vjen pikërisht atëherë kur duhej.
Një top i rekuperuar në mesin e fushës nga kuqezinjtë solli golin e parë të takimit. I zakonshmi Giroud u koordinua mirë me kokë, duke mposhtur kështu porterin Turati.
Në të 24-tën, Leao shkaktoi penallti në dëm të skuadrës nga Milano, pasi preku topin me dorë. Nga pika e bardhë nuk fali Soule, me “gardianin” Maignan që kuptoi krahun, por nuk mundi dot të ndalë sferën.
Modestët vendas ndëshkuan kundërshtarin në minutën e 65-të, duke kthyer gjithçka në favor të tyre. Milan nuk u pajtua assesi me rezultatin pasi përmbysi sfidën falë Gabbia-s dhe Jovic.
Milan renditet në vendin e 3-të me 49 pikë, Frosinone gjendet në vendi ne 14-të me 23 pikë.
(J.S/)