Triumfi i thellë ndaj Erzenit, Mehmeti: Nuk mendoj për Final Four, Dinamo mendon për ndeshjen e radhës

Trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti analizoi fitoren 0-4 ndaj Erzenit.

“Fitorja të jep qetësinë kur vjen nëpërmjet një loje pa oshilacione. Falenderoj lojtarët, kam patur gjithmonë besim te skuadra. Kur futet me mentalitet dhe personalitet mund t’ja bëjmë të vështirë çdo kundërshtari. Skuadra nuk ka probleme fizike dhe kjo është e rëndësishme. Falenderoj gjithë familjen e Dinamos.

Qëndrojmë me këmbë në tokë pasi s’kemi bërë asgjë. Në këtë pikë të kampionatit duhet të jemi në ekuilibër. Nuk mund ta analizoj Erzenin sa të lehtë e bëri, e analizoj para lojës dhe mundohem t’i përgjigjem me mundësitë që kam. Nuk merrem me kundërshtarin, përqendrohem te ekipi im për të përmirësuar hap pas hapi DInamon për ta çuar përpara.

Skuadër për Final Four? Klubi ka bërë maksimumin pasi në janar nuk ka shumë opsione. Nuk duhet të gabojmë në merkato, ato që afrohen t’i shërbejnë skuadrës. Duhet të përqëndrohemi te vetja për të përmirësuar përqëndrimin te ndeshja. Duhet të shohim vetëm ndeshjen e radhës. Me një 3 pikësh ngjitesh lart, por edhe zbret shumë posht nëse humbet.

Fitorja nuk u diskutua për herë të parë këtë sezon, çfarë ndryshoi te Dinamo pasi ekipi është i njëjtë?
Skuadra ka patur momente të mira me të dy trajnerët, por me oshilacione gjatë ndeshjes. S’kemi qenë 90 minuta agresiv me mentalitet fituesi. Kur një skuadre i përmbysen 2 herë rezultatet i bie besimi dhe futet në panik. Punojmë fort në aspektin psikologjik për të rritur besimin në vetvete. Është një kampionat shumë i vështirë.

Objektiv Final Four? Skuadrën e kam marrë me 7 pikë, 4 pikë nga vendi i parafundit dhe nuk mendoj për Final Four. Do punoj që të përsëris ndeshjen që bëra sot”, tha Mehmeti.

Arena e Lajmit

Triumfi i thellë ndaj Erzenit, Mehmeti: Nuk mendoj për Final Four, Dinamo mendon për ndeshjen e radhës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook