Osmani i bindur: Vllaznia ime dominoi, një nga ndeshjet më të mira që kur kam ardhur këtu

Tekniku i Vllaznisë, Qatip Osmani  foli për mediat pas barazimit 1-1 me Laçin.

“Nuk e di nëse të jemi të lumtur për pikën, apo të mërzitur përse nuk i morëm të tre pikët. Sa i përket lojës mendoj se e dominuam dhe se ishim më afër fitores.

Stojanoviç na jepte besim në qendër të mbrojtjes dhe pas daljes së tij aty patëm probleme në minutat e fundit.

Absolutisht jam i kënaqur me lojën që u luajt. Gabime ka dhe ndoshta te ndeshjet e tjera do i përmirësosh, por ndoshta kjo ishte një nga ndeshjet më të mira qëkur kam qenë unë trajner. Në ndeshjet e tjera mund të përmirësohen gabimet.

Kur përmenda negativitetet, mendimi im ishte te finalizimi i aksioneve. Edhe në këtë ndeshje, në disa raste, me shumë pak lojtarë ishim në 16-metërsh.

Ne ishim të detyruar që të bënim zëvendësime me Alivodën, sepse dhe ai u lëndua dhe mbrapa me Stojanoviç. Një nga arsyet pse u tërhoqëm në 10 minutat e fundit ishte kjo.

Sipas rasteve mendoj se ishim më afër fitores. Sigurisht që për ne kjo pikë ishte me rëndësi, sepse Laçi është një nga kandidatët për “Final 4” dhe rëndësi kishte që mos të humbej kjo ndeshje” – tha ai.

Arena e Lajmit

Osmani i bindur: Vllaznia ime dominoi, një nga ndeshjet më të mira që kur kam ardhur këtu

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook