Drejtori sportiv i Dinamos, Haris Fakiç, u shpreh i lumtur për formën e mirë që po kalon skuadra.
“Ishin dy fitore shumë të rëndësishme, dy fitore realisht që na japin një ritëm tjetër besoj, edhe sa i përket besimit më tutje. Ishin me kundërshtarë të vështirë për të fituar se siç e dimë si kanë shkuar rezultatet, që nga fillimi i sezonit, të gjithë kemi qenë në një vazhdë edhe për mbijetesë. Besoj se tani është kjo qetësia, do na bëjë shumë mirë sepse mendoj se Dinamo kishte një presion brenda rezultateve që ndikonte vazhdimisht. Mendoj se tani është një moment tjetër. Mund të shprehemi me lehtë dhe luajmë lojën që besoj se Dinamo e ka atë cilësi, siç ishte edhe sot.
Mendoj se kemi bërë afrime te mira e cilësore, koha do tregojë që kemi afruar lojtarë me vlera, nuk kanë marrë pjesë ende shumë në lojë deri në këto momente. Por në ndeshjet në vijim shtohet konkurrenca dhe do të shohim një Dinamo që do të jetë akoma më e fortë, sipas mendimit tim.
Dinamo si emër dhe klub, duhet të ketë një objektiv, se nuk është një klub që futet pa objektiva. Ne e kemi objekti katërshen, por për mua e rëndësishme është që ekipi të fitojë stabilitetin, se vjet është ngjitur. Këta lojtarë nuk njihen, ne po ndryshojmë tani se lojtarët po njohin njëri-tjetrin më mirë, prodhojnë lojë me tepër dhe kemi kualitet që të synojmë katërshen, pastaj nëse e arrijmë apo jo…
Shoh lojtarët sipas analizave edhe në reparte të veçuara dhe në shumë pozita kemi lojtarë nga më të mirët në kampionatin tonë, edhe të dubluar. Mendoj se kemi lojtarë, ekip të mirë, mund të bëhet edhe më mirë. Mendoj se Dinamo ka cilësi, por besoj se duhet të kursehemi pak edhe me fjalë se Superiorja është e vështirë dhe duhet respektuar çdo kundërshtar. Për ne sot ndeshja ishte shumë e rëndësishme dhe do na japë një qetësi, do shprehet te futbollistët. Kemi pasur presion rezultatesh, por mendoj se Dinamo ka kualitete dhe do e dëshmojë edhe në vazhdim këtë gjë.
Unë mendoj se një skuadër siç është Dinamo, duhet të projektohet për më shumë vite, Unë kam ardhur në fillim të sezonit, nuk mund të them do jetë dështim nëse nuk e kap Dinamo katërshen. Është shumë e rëndësishme se si lufton deri në fund të sezonit katërshen, duhet të tregojë dinjitet e cilësinë që ka. Edhe nëse nuk e arrijmë këtë vit, po vitin tjetër dalim kampion, a do ishte më e bukur? Dinamo do luftojë për katërshen deri në fund dhe ka kualitet, por nuk dua që në çdo deklaratë të parashtrohet në këtë aspekt, që të vijë një presion për ekipin tim, se vlerësoj se nuk i bën ekipit tim mirë. Ne do luftojmë çdo ndeshje për tre pikët, e kemi mundësinë dhe kualitetin. Në këtë pikë që jemi, varet edhe nga të tjerët, jo vetëm nga ne. Nëse vazhdojmë kështu si tani, edhe mund ta arrijmë katërshen, Dinamo e ka objektiv, në një mënyrë edhe detyrë që të futet atje. Por unë nuk dua që Dinamo të shikohet vetëm për këtë vit, por edhe për tjetrin, e flas dhe e mendoj kështu.
Ne kemi afruar shumë lojtarë këtë sezon, gjysma e më tepër nuk janë nga viti i kaluar, mendoj se ky ekip ka nevojë për kohën e vet. Do vijë koha e Dinamos, është duke ardhur sa i përket lojës së bukur e rezultateve. Do luftojmë deri në fund, absolutisht, për katërshen, do luftojmë shumë fort.
Tani do mendojmë për kundërshtarin e radhës, është i fortë, është derbi, është një kundërshtar që realisht duhet të përgatitim shumë, shumë mirë javën, duke pasur parasysh që është në krizë rezultatesh dhe do ta jetë një sfidë interesante për t’u parë.
Derbi në “Air Albania”? Unë mendoj se do të ishte bukur që të luajmë aty, nuk do isha kundër kësaj ideje. Besoj te ekip ynë që i bën mirë fusha e mirë se kemi lojtarë që i pëlqejnë fushat e mira dhe nuk do isha kundër kësaj ideje”, – tha ai pas fitores 0-4 të Dinamos ndaj Erzenit.