Opozita mban sot një protestë para Kuvendit, në një kohë kur në të njëjtën orën parashikohet të ketë dhe seancë plenare. Mësohet se protesta do të nisë në orën 17:00, ashtu siç është njoftuar edhe për seancën në Kuvend. Vendimi është marrë nga të gjithë deputetët opozitarë të grupimeve Berisha-Bardhi.
Protesta do të jetë vijimi i aksionit opozitar, pasi opozitës nuk i janë plotësuar kërkesat për ngritjen e komisioneve hetimore dhe ndryshimi i anëtarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi para simpatizantëve të tij nga banesa, pasi ndodhet në arrest shtëpie, se socialistët duhet të bashkohen me opozitën në protestë pasi dëshmuan se si Arben Ahmetaj tha se Edi Rama e kishte kërcënuar.
()