“O sot o kurrë!”/ Qëndrimi i kryetares së Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës, Çlirim Gjata: Nikolla me urdhër të Ramës refuzon ta fusë çështjen në seancë

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj në një komunikim për mediat sot u shpreh se është e paimagjinueshme që të vihet në pikëpyetje vendimin e GJK, për çështjen e mandatit të, Olta Xhaçkës.

Në lidhje me këtë anëtari i Kryesisë, Çlirim Gjata u shpreh se ka kaluar një vit që kur kërkesa e opozitës u pranua nga “Kushtetuesja”, por kryeparlamentarja vazhdon ta shpërfilli, duke mos e futur në seancë.

Gjata shprehet se Nikolla njeh për ligj vetëm dëshirat e Edi Ramës dhe jo Kushtetutën e vendit mbi të cilën ka bërë be në rrenë.

Kjo vonesë sipas tij, dëshmon edhe një herë se Parlamenti nuk është gjë tjetër përveçse një zorrë qorre e verbërisë për pushtetet të Edi Ramës dhe rilindasve të tij.

DEKLARATË PËR MEDIA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, ÇLIRIM GJATA

Ka kaluar një vit që nga koha kur Gjykata Kushtetuese vendosi që Kuvendi i Shqipërisë të shprehej per mandatin e deputetes Olta Xhaçka, të cilin Partia Demokratike e paditi si të rënë, për shkak të konfliktit të interesit.

Lindita Nikolla që njeh për ligj dëshirat e Edi Ramës dhe jo Kushtetutën e Republikës mbi të cilën ka bërë be në rrenë, e shpërfill me guxim cubash Gjykatën. Ajo refuzon të fusë në kalendarin e seancave kërkesën e opozitës, miratuar nga Kushtetuesja, në mënyrë që Kuvendi të shprehet nëse Olta Xhaçka ka votuar në konflikt interesi që, qeveria, në një prej mbledhjeve, të shpallë investitor strategjik bashkëshortin e vet.

Kjo vonesë skandaloze dëshmon se si parlamenti i Lindës nuk është gjë tjetër veçse një zorrë qorre e verbërisë për pushtetet të Edi Ramës dhe rilindave të tij.

Ky është dy herë veprim anti-kushtetues, një herë nga qeveria dhe një herë nga parlamenti, cka e bën ngrehinën e pushtetit të jashtëligjshme dhe neveritëse.

Edi Rama, që firmos ‘fap e fap’ cdo vendim që lidhet me xhepin, nuk jep Lindës lejen që ajo të fusë në agjendën parlamentare kërkesën e Gjykatës Kushtetuese “deputeten strategjike” Xhaçka.

Deklarimi i kryetares së kësaj Gjykate, se është e paimagjinueshme të vësh në pikëpyetje vendimin e Kushtetueses, nuk do të thotë gjë për Lindën e Ramës në Parlament.

E vetmja pikëpyetje që ajo nuk mund të vendosë kurrë, është pas dëshirave të Edi Ramës.

Partia Demokratike e rithekson qëndrimin e kahershëm se Parlament nuk ka sa kohë nuk ka ndarje pushtetesh. Ndarje pushtetesh nuk ka, sa kohë në pushtet është Edi Rama. Kuvendi, Presidenti, pushteti lokal, drejtësia, janë të gjitha mashë që Rama përdor për të mos e djegur zjarri i qindra zullum-hajdutërive.

Kur nuk respekton një gjysmë-vendim të Kushtetueses, me te cilin gjykata si seksion i PS ne vend te konstatimit te pavlefshmerise se mandatit të Xhaçkës zgjodhi të kërkojë në mënyrë qesharake lejen e parlamentit per te marre vendimin qe i diktonte kushtetuta, dëshmon se Rama nuk njeh më asnjë institucion kontrollues keshillues apo korrektues sepse ai defakto nuk njeh dhe e shpërfill Kushtetutën e Shqipërisë.

Në këto kushte ka vetëm një rrugë: ai duhet nxjerrë me gjithë leckat pseudo-artistike nga zyra. Bashkë me të, duhen hedhur në gropën haxhiqamiliste të lakejve anti-shtet të gjitha lindat e pushtetit të tij.

O sot o kurrë!

Arena e Lajmit

“O sot o kurrë!”/ Qëndrimi i kryetares së Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës, Çlirim Gjata: Nikolla me urdhër të Ramës refuzon ta fusë çështjen në seancë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook