EMRAT/ Kishin mbushur me kanabis parcelën me rrush, pranga 55-vjeçarit në Mallakastër, procedohet edhe i ati (VIDEO)

Policia

Një 55-vjeçar nga Mallakastra është arrestuar ditën e sotme në sajë të operacionit “Gryka”, për kultivim të lëndëve narkotike.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb se në pranga ka rënë Arjan Çanaj, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë babai i tij, 72-vjeçari Sadik Çanaj.

Policia bën me dije se në fshatin Klos, në një parcelë rrushi, janë gjetur dhe sekuestruar 200 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet pas një hetimi 1-mujor, operacioni policor i koduar “Gryka”, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Gjenden dhe sekuestrohen 200 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i kultivimit, procedohet në gjendje të lirë babai i tij.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, efektivët e Komisariatit të Policisë Mallakastër kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit. Si rezultat i një hetimi njëmujor, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, është finalizuar operacionin policor i koduar “Gryka”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. Ç., 55 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë, babai i tij, shtetasi S. Ç., 72 vjeç, banues në Klos, Mallakastër, pasi në fshatin Klos, në një parcelë rrushi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 200 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

EMRAT/ Kishin mbushur me kanabis parcelën me rrush, pranga 55-vjeçarit në Mallakastër, procedohet edhe i ati (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook