Një nga të dyshuarit në dosjen e madhe “Encrochat/SKY” me 128 tw pandehur, i cili ishte ende në arrati, u arrestua sot gjatë një sërë kontrollesh shtëpish në një dosje tjetër droge. Magjistrati federal i Belgjikws Julien Moinil e raportoi këtë të martën në gjyqin “Encrochat/SKY”. Bëhet fjalë për shqiptarin Daniel K., i cili po ashtu kërkohet në Mbretërinë e Bashkuar për vrasje.
32-vjeçari Daniel K. është një nga 128 të dyshuarit që aktualisht po gjykohet para gjykatës penale të Brukselit në atë që është gjyqi më i madh i drogës ndonjëherë në Belgjikë. Shqiptari, i cili ka gjashtë pseudonime, duke përfshirë një identitet italian, nuk mund të arrestohej kurrë gjatë rrjedhës së hetimit.
Prandaj, gjyqtari hetues Tock lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar kundër tij. Ai u arrestua të martën gjatë një sërë kontrollesh në shtëpi dhe do të jetë i pranishëm në gjyq të mërkurën, njoftoi zyra e prokurorit federal.
Nuk është ende e qartë se çfarë roli ka luajtur Daniel K. në dosjen “Encrochat/SKY”. Për momentin nuk dihen detaje të tjera për serinë e kontrolleve nëpwr banesa gjatë të cilave ai u arrestua.