Si të Mbroheni nga Helmimi nga Ushqimi – Metodat më të Mira

Rastet e helmimit nga ushqimi gjatë verës janë me qindra. Helmimi nga ushqimi është më i përhapur gjatë verës sepse temperaturat e nxehta favorizojnë shumimin e mikroorganizmave.

Helmimi shkaktohet nga ushqimi i kontaminuar nga bakteret siç janë campylobakter, salmonela, E. coli dhe listeria. Ndonjëherë helmimi shkaktohet edhe nga viruse dhe parazitë.

Helmimi shoqërohet nga simptoma si të vjella, diare, ethe, dhimbje stomaku, muskuj dhe temperaturë. Nëse simptomat nuk përmirësohen në 24 orë, atëherë AgroWeb.org ju këshillon të kërkoni ndihmë mjekësore.

Higjena

Higjena është shumë e rëndësishme në gatimin dhe mirëmbajtjen e ushqimit.

Këshilla e AgroWeb.org është t’i lani duart dhe enët e kuzhinës me ujë të nxehtë dhe sapun ose detergjent.

Fshini mirë të gjitha sipërfaqet e gatimit me antibakterial përpara dhe pas përdorimit. Lani duart përpara ngrënies, edhe nëse e keni gatuar ushqimin vetë ose e keni porositur atë në restorant.

Larja e produkteve përpara ngrënies

Njerëzit mendojnë se helmimi vjen kryesisht nga mishi, por gabohen. Sigurohuni të lani sallatën dhe përbërësit e saj përpara se t’i shërbeni.

Lani frutat dhe perimet përpara ngrënies. Qërimi i frutave ndihmon në eliminimin e kontaminimit.

Përdorni sodë buke të holluar në ujë për pastrim më të mirë.

Data e skadencës

Kujdes me datën e skadencës dhe të përdorimit. Hidhni tutje çdo gjë, afati i përdorimit i të cilës ka kaluar dhe jini vigjilentë për mykun, aromat e pakëndshme dhe çdo tregues tjetër të një ushqimi të prishur.

Ushqimet e gatshme të gatuara

Shmangini sa më shumë. Ushqime të tilla në ambient të hapur për orë të tëra janë kthyer në një shtëpi për bakteret. Ushqimet janë të ekspozuara ndaj mizave të cilat transmetojnë baktere.

Gatimi i duhur

Nëse e keni gatuar vetë ose nëse e keni porositur në restorant, sigurohuni që ushqimi të jetë i gatuar mirë dhe i sapobërë.

Kujdes nga ushqimet e detit

Nëse gatuhet siç duhet, ushqimi i detit është zakonisht i sigurt, por nuk është i mbrojtur nga bakteret. Tek gocat e detit ka shumë baktere që i rezistojnë temperaturës së lartë.

Ndonjëherë, bakteret zhvillohen nëse peshku nuk është magazinuar ose ftohur siç duhet.

Kujdes nga shitësit e rrugës

Ushqimi i rrugës është padyshim pjesë e një përvoje të rëndësishme udhëtimi, por duhet të tregoni kujdes. Konsumoni ushqime të freskëta, të gatuara në çast e të shërbyera në pjata të pastra.

Kontrolloni zonën e përgatitjes dhe gatimit që të siguroheni se janë të pastra. Kërkoni për shitës rruge ku ka rradhë të gjata, sepse një gjë e tillë është tregues reputacioni./AgroWeb.org

Si të Mbroheni nga Helmimi nga Ushqimi – Metodat më të Mira

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook