Liverpool bën detyrën në Anfield, duke mundur 3-1 Burnley-n. The Reds zhbllokuan takimin në minutën e 21-të me Jotan, por mysafirët nuk u pajtuan assesi me rezultatin.
O’Shea vendos ekuilibrat, duke dërguar skuadrat në barazim në dhomat e zhveshjes. Në pjesën e dytë, fitorja u sigurua nga golat e Diaz dhe Nunez, me skuadrën e Klopp që merr 3 pikë të rëndësishme. Liverpool kryeson me 54 pikë, ndërsa Burnley është e parafundit.
Në takimet e tjera, Fulham triumfoi 3-1 ndaj Bournemouth. Për vendasit në Craven Cottage (London), Armando Broja u aktivizua vetëm 15 minutat e fundit. Në Tottenham Hotspur Stadium (London), ndeshja mes Tottenham dhe Brighton përfundoi 2-1. Premier League luan pasdite ndeshjen Nottingham-Newcastle.
(J.S/)