Trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti komentoi fitoren 2-1 ndaj Partizanit.
“Kur vjen me një kundërshtar si Partizani, një fitore e tillë të kënaq. Kemi treguar grintën dhe vazhdimësi në lojë. U përballëm sit ë barabartë me Partizanin, ishim edhe dominant. Duhet të rrimë në ekuilibër e të jemi të kujdesshëm pasi duhet të punojmë fort, grupi duhet të ketë besim te vetja. Të rritemi te loja dhe të mos mendojmë gjatë pasi kemi Laçin të radhës.
Fitorja më e bukur deri tani për mua, vjen në derbi. Në derbin tjetër kishim panikun, lojtarët tani treguan forcë karakteri, kanë mbajtur presion dhe sot e treguan që kanë personalitet të fortë. Duhet të jemi të kujdesshëm pasi duhet vazhdimësia dhe të jemi me këmbë në tokë.
Sa i përket agresivitetit është një nga arsyet e fortë që kemi punuar bashkarisht me lojtarët. Sot treguan forcë karakteri pasi ishim në disavantazh dhe e kthyem për herë të parë. Lojtarët kanë fituar besimin, kemi rritur agresivitetin. Më vjen keq sesi pësojmë, nga goditje standarte edhe pse kemi punuar këtu. Vështirësia tani fillon, nuk e mendoj fare Final Four, nëse e bëjmë atëherë bëjmë shumë gabim. Duhet të fokusohemi te Laçi javën tjetër në transfertë të vështirë.
Nuk kisha mundësi tjetër për të ndryshuar sistem, po mendoja zëvendësimet. Ishim në ekuilibër dhe dilnim shpejt përpara. Rrezikova pak për t’ju kundërpërgjigjur Partizanit”, tha Mehmeti.
(J.S/)