ZYRTARE/ Lojtari shqiptar nënshkruan me skuadrën turke, vjen firma

Sulmuesi Eduard Rroca është lojtari më i ri i Manisas. Lajmi është dhënë nga klubi turk, me një postim në rrjetet sociale. 30-vjeçari largohet kështu nga Istanbulspor, pas një eksperience që zgjati më shumë se 3 vite. Sa i takon këtij transferimi, bëhet fjalë për një huazim deri në fund të sezonit.

“Jam në vendin dhe ekipin e duhur për të realizuar synimet e mia. Dua të jem i suksseshëm te Manisa. Luaj prej vitesh në Turqi. Ligën e njoh shumë mirë, pasi kam luajtur më parë në këtë kampionat. Mora informacione për Manisa, klub i bukur që ka objektiva dhe një projekt që më tërhoqi” – tha ai pas firmës.

Rroca mbahet mend edhe për vitet e kaluara në Superligë. Më parë, ai është aktivizuar te Luftëtari, skuadër në të cilën ra në sy me paraqitjet e tij, për të kaluar më pas te Kukësi.

 

(J.S/)

Arena e Lajmit

ZYRTARE/ Lojtari shqiptar nënshkruan me skuadrën turke, vjen firma

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook