Ndjekësit e Big Brother Vip të revoltuar: Rikja, Arta dhe Vesa përqeshin Heidin (VIDEO)

Ndjekësit e Big Brother Vip janë revoltuar mbrëmjen e djeshme ndaj Artës, Rikes dhe Vesës pas një komenti të bërë nga vajzat në lidhje me Heidin.

Në rrjetin social Tik Tok po qarkullon një video ku tre vajzat qëndrojnë duke biseduar në një shtrat në dhomën e gjumit, teksa Heidi del nga dhoma.

Arta flet për lidhjen e Heidit dhe Romeos duke kujtuar kohën kur ajo kishte miqësi me Fatjonin. Në këtë moment Rikja imiton me mimikë Heidin për të qeshurën e saj, për të konfirmuar se e ka kuptuar atë që po thoshte Arta.

Pjesë nga biseda

Arta: Isha te Romi dhe Lisi jashtë. M’u kujtuan kur (Heidi) rrinte me (Fatjonin) . A jeni këtu ju?

Vesa: Po vazhdo ti fol

Arta: Jo se shkoi nuk munda të them çfarë isha duke thënë

-Rikja imition të qeshurën e Heidit

Vesa: Haaa sa shumë e dua (Riken)

Ndjekësit në faqen zyrtare të Big Brother Vip Albania, kanë reaguar ashpër duke kërkuar nga produksioni ta publikojë këtë moment.

Ndjekësit e Big Brother Vip të revoltuar: Rikja, Arta dhe Vesa përqeshin Heidin (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook