Pas zjarrit në Urgjencë, reagon edhe QSUT: Po hetohet për të zbardhur shkakun e tymit në katin -1

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” reagoi pas zjarrit që ra në urgjencën e këtij spitali, duke theksuar se po hetohet ngjarja për të zbardhur shkakun.

“Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në katin -1 të godinës se QSUT  është raportuar tym. Menjëherë janë marrë masat për sigurimin e pacientëve të shtruar. Situata  u vu nën kontroll në një kohë rekord dhe shkaqet e tymit po hetohen.

Nuk ka asnjë të dëmtuar dhe pacientët janë të gjithë të akomoduar në godina të sigurta, ku janë shërbimet e tjera të urgjencës në QSUT. Falë angazhimit të personelit mjekësor, mbështetës dhe atij zjarrfikës situata është nën kontroll”, thuhet në reagim.

Arena e Lajmit

Pas zjarrit në Urgjencë, reagon edhe QSUT: Po hetohet për të zbardhur shkakun e tymit në katin -1

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook