Atalanta ka marrë fitoren e radhës në kampionat. Ekipi i Gasperinit mundi 1-4 Genoan në Genoa, në një sfidë tejet interesante.
Mysafirët realizuan të parët me De Ketealaere në minutën e 22-të. Një ish si Malinovski ndëshkoi bergamaskët në të 51-tën, por festa zgjati pak, pasi Koopmeiners T riktheu buzëqeshjen te Atalanta. Në fund pati kohë edhe për Zappacostan dhe Toure.
Atalanta synon një vend që të dërgon në Champions. Deri më tani, skuadra është në katër vendet e para, sakaq në sfidën tjetër pret Sassuolon.
Genoa është e qetë në mesin e tabelëss. Në sfidën tjetër, në program është transferta ndaj Napolit.
(J.S/)