Futbollisti i Tiranës, Kristal Abazaj komentoi barazimin 1-1 me Erzenin.
“Më vjen shumë keq dhe jam i mërzitur, ne krijuam raste dhe s’po arrij ta kuptoj pse nuk fitojmë, nuk e di ku është problemi. Ne futemi për të fituar ndeshjet gjithmonë jo vetëm me Erzenin. Ne me profesor Gesin kemi punuar, do jetë një derbi i veçantë, por ky është profesioni dhe pasioni jonë dhe secili do të triumfojë në fund.
Të jem i sinqertë ndjehem mirë fizikisht, por sakrifikojmë shumë dhe lodhemi, po punojmë shumë por në fund s’po arrijmë të fitojmë. Nuk po luaj dhe në rolin tim, por do përshtatemi ku të jetë. Kam shumë dhimbje në kockë dhe shpresoj mos kem asgjë serioze” – tha ai.