Çmenden tifozët e Interit, kërcënojnë me vdekje gazetarin që pyeti Perisiçin për rinovimin

Ivan Perisiç ishte njeriu i ndeshjes në fitoren e Interit ndaj Juventusit, ku kroati shënoi dy gola në suksesin zikaltër në finalen e Kupës së Italisë me rezultatin 2-4 në stadiumin “Olimpico”.

BARZAGI

Pasi u pyet nga gazetari i “Mediaset”, Marko Barzagi, i cili njihet edhe si tifoz i Interit për çështjen e rinovimit, ku Perisiç ishte i pakënaqur sesi klubi zikaltër po sillej për kontratën e re, gazetari ka reaguar me anë të një postimi në profilin e tij të rrjetit social “Twitter” duke thënë se ka marrë kërcënime me vdekje:

“Kërcënime me vdekje dhe sëmundjet nga më të këqijat se pyeta Perisiç nëse ai do të rinovojë.. rrjetet sociale gjithnjë e më toksike!”, shkroi gazetari, Marko Barzagi.

BE

– Arena e Lajmit


Çmenden tifozët e Interit, kërcënojnë me vdekje gazetarin që pyeti Perisiçin për rinovimin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook