Një 34-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Vlorës.
Në njoftimin e bluve sqarohet se i riu është arrestuar pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest me burg”.
DVP Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin M. V., 34 vjeç, banues në Vlorë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.