Kosovari i jep gaz “Audi-t” dhe iu ikën policëve në Vorë-Fushë Krujë, çfarë fshihte brenda mjetit të marrë me qira

Policia Tep

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim të një 22-vjeçari, i cili nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar automjetin, me të cilin transportonte 4 emigrantë të paligjshëm

Në kërkim është shpallur i riu nga Kosova, i cili pas shenjës për ndalim nga punonjësit e Policisë, në rrugën dytësore Vorë-Fushë Krujë, nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe është larguar me shpejtësi me mjetin tip “Audi”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë kanë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit P. G., 22 vjeç, banues në Kosovë.

Ky shtetas, pas shenjës për ndalim nga punonjësit e Policisë, në rrugën dytësore Vorë-Fushë Krujë, nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe është larguar me shpejtësi me mjetin tip “Audi”.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të mjetit, të cilin më pas e kanë gjetur të braktisur në Fushë Krujë. Në këtë mjet ishin pasagjerë 4 emigrantë që dyshohet se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në vendin tonë, të cilëve shtetasi P. G. iu kishte premtuar, kundrejt shpërblimit monetar, transportimin nga Tirana drejt Kosovës, me automjetin “Audi”, që e kishte marrë me qira në Kosovë.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 4 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Arena e Lajmit

Kosovari i jep gaz “Audi-t” dhe iu ikën policëve në Vorë-Fushë Krujë, çfarë fshihte brenda mjetit të marrë me qira

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook