Një 54-vjeçar është plagosur teksa po pastronte armën e tij të gjahut në fshatin Kosmaç, në Vaun e Dejës.
Raportohet se ngjarja ka qenë aksidentale, ndërsa i dëmtuari është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.
Sakaq, arma e gjahut është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Më datë 12.02.2024, rreth orës 16:10, në fshatin Kosmaç, Vau i Dejës, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht, duke pastruar një armë gjahu që e mbante me leje, shtetasi V. B., 54 vjeç, i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.
Arma e gjahut është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.