Komandohet Drejtori i Përkohshëm i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, zbulohet emri

Pas dorëheqjes së ish-Drejtorit të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) z. Adrian Koni, Ministri i Brendshëm ka prezantuar sot Drejtorin ri të Agjencisë, Idriz Haxhiaj.

Prezantimi i tij është bërë në Ministrinë e Brendshme me prani të punonjësve të AAPSK-së.

Ai do të drejtojë përkohësisht Agjencinë, deri në përzgjedhjen e drejtuesit të ri, i cili do të dalë nga një proces i hapur konkurrimi, sipas parashikimeve të ligjit “Për nëpunësin civil”.

Haxhiaj mban aktualisht detyrën e Drejtorit të Politikave të Rendit dhe Sigurisë Publike në Ministrinë e Brendshme.

Arena e Lajmit

Komandohet Drejtori i Përkohshëm i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, zbulohet emri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook