Alvaro Morata u zëvendësua në ndeshjen ndaj Sevillas, për shkak të një një problemi në gju. Më e keqja u shmang, pasi sipas asaj që shkruajnë mediat, sulmuesi spanjoll nuk ka pësuar dëmtim të rëndë. Megjithatë, Morata do të mungojë në ndeshjen kundër Interit, takim ky për Champions League, që mbahet javën tjetër.
“Falë Zotit nuk kam asgjë serioze, faleminderit shumë për mesazhet pozitive. Të gjithë njerëzve që tregojnë urrejtje, shpresoj që të kenë të njëjtën dëshirë për të uruar të keqen edhe kur janë të lumtur. Do të bëj çmos që të kthehem sa më shpejt” – tha ai.
(J.S/)