Ka përfunduar java e gjashtë e Kampionatit Kombëtar të Futsallës. Tirana nuk njeh kufi pasi regjistroi triumfin e radhës, këtë herë në derbi ndaj Partizanit.
Në pallatin e sportit “Asllan Rusi” bardheblutë fituan me rezultatin e thellë 6-1 ndaj të kuqve, duke konfirmuar sezonin fantastik. Tirana dominoi takimin që në start dhe regjistroi fitoren e dytë të sezonit në derbin e kryeqytetit.
Takimi tjetër i javës ishte Flamurtari-Vllaznia. Ndeshja u ndërpre për shkak të incidenteve që ndodhën gjatë kësaj sfide në pallatin e sportit të qytetit të Vlorës dhe Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF ka vendosur për fitoren e Vllaznisë në tavolinë 3-0.
Përsa i përket renditjes, Tirana kryeson me 18 pikë të plota, ndërsa Partizani ndodhet në vendin e dytë me 7 pikë. Vllaznia është ngjitur në vendin e tretë me 5 pikë, ndërsa Flamurtari ndodhet në vendin e fundit me vetëm 4 pikë.
Këtë javë do të luhen ndeshjet e Kupës së Shqipërisë në Futsall. Më datë 13 shkurt në Kompleksin “Goga” do të përballen Vllaznia-Partizani (19:00) dhe Flamurtari-Tirana (21:00). Të martën në mbrëmje do të vendoset se kush do të shkojë në finalen e kupës, që do të zhvillohet më datë 18 shkurt.
Rezultatet e javës së gjashtë të Kampionatit të Futsallës & renditja:
Tirana Futsal-Partizani Futsal 6-1
Flamurtari Futsal-Vllaznia Futsal 0-3
Renditja:
1 Tirana Futsal 18 pikë
2 Partizani Futsal 7 pikë
3 Vllaznia Futsal 5 pikë
4 Flamurtari Futsal 4 pikë