Unaza 10 milion dollarshe e Jennifer Lopez/ Çfarë shihet pas ngjyrës së saj

Jennifer Lopez është një nga ikonat e muzikës botërore.

Këngëtarja së fundmi ka qenë në vëmendje të mediave për rikthimin me ish-partnerin e saj, Ben Affleck. Dyshja po shijojnë dashurinë sërish, madje aktori i ka propozuar JLO për herë të dytë.

Këtë herë ai zgjodhi një unazë elegante me gurë jeshil, për të marrë po-në e këngëtares. Sipas mediave të huaja unaza është një gurë diamanti jeshil me dy diamante të vegjël mbi të.

Jennifer Lopez's engagement ring is a green diamond showstopper – shop similar emerald styles | The Independent

Por, interesane është çfarë fshihet pas ngjyrës së veçantë të unazës. Ben është treguar shumë i kujdesshëm në zgjedhjen e tij, duke marrë parasysh se ngjyra jeshile është e preferuara e Jennifer Lopez dhe ajo beson se ajo ngjyrë sjell fat.

Sipas këngëtares sa herë vishej me ngjyrë jeshile diçka e mirë ndodh. Dy dekada më parë, Jennifer Lopez veshi një fustan të gjelbër Versace në “Grammy”. JLo beson se ajo u bë ikonë që nga ajo natë.

Jennifer lopez with the famous versace green dress, also known as the jungle dress , at the gram… | Grammy dresses, Jennifer lopez green dress, Jennifer lopez dress

“Unë gjithmonë them se jeshilja është ngjyra ime me fat”, tha Jennifer Lopez në një intervistë të kaluar. “E kuptova se ka shumë momente në jetën time ku kanë ndodhur gjëra të mahnitshme kur kam veshur jeshile”.

Unaza 10 milion dollarshe e Jennifer Lopez/ Çfarë shihet pas ngjyrës së saj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook