Xabi Alonson e duan klubet e mëdha, CEO i Leverkusen: Jam i bindur për të ardhmen e trajnerit tonë

Xabi Alonso u përfol shumë për një kalim te Real Madrid në rast largimi të Ancelottit, ndërsa më pas nuk munguan thashethemet që e lidhnin atë me pasuesin e Jurgen Klopp në pankinën e Liverpool.

Për të shuar kuriozitetin e të gjithëve ka menduar CEO i Leverkusen, Simon Rolfes, i cili mbetet optimist për konfirmimin e teknikut edhe për vitin e ardhshëm.

“Nëse Xabi Alonso qëndron? Po, jam i sigurt për këtë. Kontrata është një gjë, fakti që ai ndihet rehat, me familjen, me veten dhe që e di se çfarë ka në klub është një gjë tjetër. Ky është një ekip i shkëlqyer dhe ka prespektivë të madhe edhe për vitin e ardhshëm” – Tha Rolfes për Sport 1.

Trajneri Xabi Alonso numëron 68 ndeshje në stolin e Leverkusen, me “aspirinat” që kanë marrë mesatarisht 2.15 pikë për ndeshje. Në këtë sezon, Leverkusen po kryeson në kampionatin gjerman.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Xabi Alonson e duan klubet e mëdha, CEO i Leverkusen: Jam i bindur për të ardhmen e trajnerit tonë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook