Chelsea fitoi 1-3 ndaj Crystal Palace, në ndeshjen e Premier League të mbajtur në Selhurst Park (London). Mysafirët dominuan në pjesën e parë në mbajtjen e topit, por nuk ishin konkret para porte.
Kur nuk shënon, e pëson. Ligji i pashkruar i futbollit u zbatua, Lerma realizoi një gol për panoramë në minutën e 30-të. Të besuarit e Mauricio Pochettinos barazuan llogaritë me Gallagher, në minutën e 47-të.
Më pas fitoi frika për të mos humbur, me skuadrat që u treguan tejet të kujdesshme në prapavijë. Në fundin e sfidës, Gallagher kompletoi përmbysjen e madhe të Chelseat, përpara se Enzo të vuloste një herë e mirë fatet e takimit.
(J.S/)