Transparenca mbi dokumentet dhe të dhënat, qeveria shqiptare mbetet pas nga vendet e rajonit, ja ministria “ngelëse”

Qeveria shqiptare ka bërë hapa para me digjitalizimin e shërbimeve qeveritare, por është më pak transparente nga vendet e tjera të rajonit për të publikuar dokumentet zyrtare ndaj publikut.

Të dhënat e përpunuara nga “Open Data Kosova”, tregojnë se rezultati i Shqipërisë për shkallën e hapjes së të dhënave zyrtare ishte 24,8 pikë, dukë lënë pas vetëm Bosnjën. Rezultatet më të mira në rajon për transparencën e dokumenteve publike i ka Serbia me një indeks 50.2, më pas Mali i Zi me 36.5, Kosova me 34.2 dhe Maqedonia e Veriut me 27.4.

Indeksi i Hapjes Rajonale vlerësoi shkallën e hapjes institucionale në Ballkanin Perëndimor për njerëzit dhe shoqërinë sipas katër parimeve udhëzuese të mëposhtme: (1) transparenca, (2) aksesueshmëria, (3) integriteti dhe (4) ndërgjegjësimi gjatë periudhës 2019-2022.

Të dhënat e hapura të qeverisë do të thotë që informacioni të raportohet dhe të publikohet në kanale që të aksesohen nga kushdo pa asnjë kufizim. Studimi i financuar nga Kombet e Bashkuara vë në dukje se sasia e të dhënave rrit transparencën ndaj qytetarëve dhe e bën më të kuptueshme punën e qeverisë.

Qeveritë mund të inkurajojnë zhvillimin e bizneseve të reja dhe shërbimeve moderne me në qendër qytetarin duke promovuar përdorimin, ripërdorimin dhe ndarje falas të grupeve të të dhënave.

Nëpërmjet shpërndarjes online të Open Data, disa vende kanë ndërmarre nisma të transparencës nga qeveritë dhe institucionet e tyre publike, por Shqipëria ka renditje të dobët krahasimisht me Rajonin.

Për shembull Ministria e Financave në Shqipëri ka publikuar gjithsej 26 dokumente, ndërkohë që ministria homologe në Maqedoninë e Veriut ka publikuar 42 dokumente, në Kosovë 54 dhe në Malin e Zi, gati 41.

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë është dobët, duke mos publikuar asnjë dokument në periudhën në fjalë. Teksa Ministria e Shëndetësisë në Malin e Zi ka publikuar 8 dokumente, në Maqedoni18 dokumente, në Kosovë 2 dokumente.

Gjithashtu, edhe Ministria e Drejtësisë në Shqipëri ka numrin më të ulët të dokumenteve të publikuara online me vetëm 3, ndërsa ministria homologe në Malin e Zi ka publikuar 16 dokumente, në Maqedoninë e Veriut, 11 dokumente dhe në Kosovë, 31 dokumente.

Digjitalizimi iu ka dhënë qeverive mundësi të konsiderueshme për të përmirësuar efikasitetin dhe ofrimin e shërbimeve publike nëpërmjet transparencës së të dhënave, por jo të gjitha qeveritë e rajonit të Ballkanit po e përdorin me efikasitet.

/Monitor

Arena e Lajmit

Transparenca mbi dokumentet dhe të dhënat, qeveria shqiptare mbetet pas nga vendet e rajonit, ja ministria “ngelëse”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook