Kombëtarja U-19/ Trajneri Shkëmbi: I kënaqur me grumbullimin, kemi lojtarë që premtojnë për të ardhmen

Ekipi Kombëtar U-19 zhvilloi për herë të parë një grumbullim tre ditor me trajnerin e ri Bledi Shkëmbi. 20 lojtarët e përzgjedhur ishin nga klubet e kampionatit shqiptar dhe vetëm dy prej tyre vinin nga kampionati i futbollit në Kosovë.

Gjatë këtij grumbullimi në kompleksin Tropikal, trajneri Bledi Shkëmbi pati mundësinë të vëzhgonte nga afër gjendjen e futbollistëve të grumbulluar, teksa u zhvillua edhe një ndeshje miqësore me Teutën U-19.

Në një prononcim për fshf.org trajneri Bledi Shkëmbi, fillimisht tregoi ndjesitë e tij në këtë grumbullim të parë me Kombëtaren U-19.

“Ndjesi të mira, patjetër pak emocion. Ishte hera e parë që u prezantova me lojtarët. Dua të theksoj që ishin futbollistë të kampionatit shqiptar. Mendoj që si hera e parë shkoi mirë, duke u stërvitur por edhe në një ndeshje miqësore që luajtëm me ekipin e Teutës U-19”- tha fillimisht trajneri i Kombëtares U-19.

Lista

Më tej, Bledi Shkëmbi tregoi se është i kënaqur nga ky grumbullim i parë me lojtarët e ftuar dhe tha se disa futbollistë janë elementë të mirë që premtojnë për të ardhmen. Ai gjithashtu shtoi se puna vijon çdo javë me projekti “Step by Step” që ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e çdo lojtari.

“Jam i kënaqur në këtë grumbullim tre ditor me skuadrën, me të gjithë lojtarët, me mënyrën se si u stërvitën, me seriozitet, rregull, disiplinë sepse në atë moshë dhe në çdo skuadër kjo gjë është shumë e rëndësishme. Patjetër që ka disa lojtarë që premtojnë për të ardhmen, në këtë moment nuk dua të përmend emra por që patjetër që ka disa që ne po i shikojmë me kujdes. Jo më kot është dhe projekti “Step by Step” ku ne pikërisht një numër të këtyre lojtarëve e thërrasim çdo javë dhe i trajnojmë në mënyrë specifike.

Objektivi? – Patjetër që ndikon, unë mendoj që objektivi i parë është përmirësimi i këtyre lojtarëve individualisht, pasi ne më shumë punojmë nga mënyra individuale me këto lojtarë. Kjo moshë mendoj që përmirësimi duket shpejt, ndryshojnë nga muaji në muaj dhe në fund do të shikojmë se ku jemi me të gjithë këta emra”, – përfundoi prononcimin e tij trajneri Bledi Shkëmbi.

()

Arena e Lajmit

Kombëtarja U-19/ Trajneri Shkëmbi: I kënaqur me grumbullimin, kemi lojtarë që premtojnë për të ardhmen

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook