Gazetari Endri Xhafo i ftuar në studion e News 24, tha se mungesa e Sali Berishës në selinë e Partisë Demokratike ka lehtësuar bashkimin e dy grupimeve brenda kësaj partie. “Unë mendoj se Gazment Bardhi nuk është rastësisht kryetar grupi. Nuk e mendoj se do të zëvendësojë Berishën, por di që Gazment Bardhi ka bërë hapa të mëdha. Flamur Noka mund të jetë një nga pretendentët që mund të zërë vendin e Berishës.
Partia Demokratike ka disa figura që mund të marrin drejtimin e saj dhe Gazment Bardhi është një nga….Shanset për 2025-n janë të vakëta dhe mendoj se të gjithë po flasin për pas. Bashkimi po ndodh por është cinike të thuash se ky bashkim po ndodh për shkak se Sali Berisha nuk është në seli. Ndoshta për ata që çfarë nuk kanë thënë, nuk ishte kaq e lehtë kthimi në seli për sa kohë Berisha të ishte aty. Bashkimi po ndodh! Bashkimi është lehtësuar nga mungesa e Sali Berishës në seli”, tha Xhafo.