Ledion Liço ka nxitur komentet në rrjet për drejtimin e Big Brother Vip Albania në edicionin e ardhshëm.
Teksa provokoi ndjekësit për punën që do të bëjë Lisi në Top Channel, ai u shpreh se Vëllai i Madh mund tâi tërheqë veshin, por ai edhe mund të mos e bëjë më këtë program.
âNjë informacion nga jashtë. E di që vëllai i madh mund të ma tërheqë veshin, por fundja unë edhe mund të mos e bëj më këtë programâ, deklaroi ai.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë reagimi i Arbanës në rrjetet sociale. Ajo ka publikuar në instastory një koment ku shkruan: âE di, e diâ.
Ndjekësit kanë hamendësuar se Arbana mund të rikthehet sërish në ekranin e Top Channel për të drejtuar Big Brother Vip vitin e ardhshëm. Ajo ka moderuar dy edicionet e para të këtij formati, megjithatë publiku e ka mirëpritur mjaft mirë edhe figurën e Ledionit në krye të këtij produksioni.