Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis është bërë protagonist i një episodi komik me një tifoz të Juventusit.
Numri një i Napoletanëve ka qenë duke lëvizur në rrugët e qytetit të Romës, i pranishëm në finalen e Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Interit, kur një tifoz i është afruar për t’i kërkuar një foto së bashku.
De Laurentis sapo e ka parë të veshur me fanellën e bardhezinjve e ka refuzuar duke i thënë:
“Më vjen keq, nuk jam i Juventusit unë.”
Arena e Lajmit