Shën Valentini në Tiranë me një celebrim n’Liqen, Veliaj: Kur punët bëhen me dashuri, qyteti ecën përpara

TIRANE

Dy çifte që jetojnë në Tiranë, Lediana Hajro me Ali Kadir Oz dhe Marsida Xhaferi me Emiliano Muça, zgjodhën ditën e Shën Valentinit për të kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, celebroi dy çiftet në Liqenin e Çerkezës. Pas celebrimit, çiftet mbollën edhe pemë, si simbolikë e dashurisë së tyre. Veliaj theksoi se vetëm në sajë të dashurisë dhe mirësisë për njëri-tjetrin, qyteti mund të ecë përpara.

“Përveç se u uroj atyre një të ardhme të shkëlqyer dhe të trashëgohen, dua t’ju uroj të gjithë qytetarëve të tiranës më shumë dashuri sot. Ky qytet është ndërtuar nga dashuria. Kur kemi pasur mllefe dhe kundërshti me njëri-tjetrin, kemi ngelur mbrapa; kur kemi pasur dashuri jemi shtuar e kemi përparuar. Pak a shumë si një familje: dashuria çon një familje përpara, dashuria e çon edhe një qytet përpara. Siç një punë në familje buron nga dashuria, ashtu edhe punët e qytetit kur bëhen me dashuri, i çojnë përpara”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku vlerësoi investimin e bërë tek liqeni i Çerkezës dhe shtoi se kjo zonë, falë punës së bashkisë, do të kthehet në një zonë fantastike. “Falë edhe investitorëve privatë që kanë filluar me bujtinat e vogla, restorantet dhe agro-turizmat, jam i sigurt që është vetëm çështje kohe, që siç e transformuam liqenin e Tiranës, pastaj atë të Farkës, tani është radha e këtij të Çerkezës, një zonë fantastike. Është një shembull se si puna e bërë me dashuri ka dalë në dritë”, tha ai.

Përfundimi i rrugës së Çerkezës në Zall-Herr pritet të rrisë edhe zhvillimin ekonomik të zonës, pasi jo vetëm i afron më shumë me tregjet, por e kthen zonën edhe në një atraksion më të lehtë për t’u eksploruar nga turistët vendas dhe të huaj. Pas këtij investimi, Bashkia e Tiranës synon të ndërtojë edhe një tjetër aks të rëndësishëm për banorët e zonës, atë që lidh Zall Herrin me Rrugën e Arbrit.

Arena e Lajmit

Shën Valentini në Tiranë me një celebrim n’Liqen, Veliaj: Kur punët bëhen me dashuri, qyteti ecën përpara

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook