Ekspozita “Paolo Rossi, një djalë i artë & legjendat e futbollit” vizitohet nga futbollistët e vegjël

Ekspozita mbi jetën dhe karrierën e ish-sulmuesit të famshëm italian, Paolo Rossi, vijon të jetë e hapur që prej datës 1 shkurt dhe së fundmi në ambientet e Muzeut Kombëtar kanë qenë të pranishëm disa vizitorë të veçantë.

Fëmijët e një prej akademive të futbollit në Tiranë kanë vizituar ekspozitën “Paolo Rossi, një djalë i artë dhe legjendat e futbollit”. Ata janë mirëpritur nga përgjegjësi i Departamentit të Eventeve në FSHF, Tritan Kokona, i cili i ka prezantuar në mënyrë të detajuar me gjithçka që përmban ekspozita, nga objektet unike si fanella, këpucë, tuta, topa, foto, dokumente, trofe dhe medalje, që u përkasin legjendave më të mëdha të futbollit botëror si edhe fanellat e 47 fituesve të Topit të Artë nga viti 1956 e deri më sot.

Fëmijët janë njohur edhe me historinë e futbollit shqiptar pasi FSHF i ka kushtuar një hapësirë të veçantë në këtë ekspozitë, ku janë vendosur objekte, relike dhe foto të momenteve historike.

Ndërkohë, të shumtë kanë qenë të apasionuarit pas futbollit të të gjitha moshave që kanë vizituar gjatë gjithë këtyre ditëve këtë ekspozitë unike, që është bërë e mundur të sillet në Tiranë falë edhe mbështetjes së Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ekspozita “Paolo Rossi, një djalë i artë dhe legjendat e futbollit” do të qëndrojë e hapur për të gjithë publikun dhe të apasionuarit pas futbollit në Muzeun Kombëtar deri më datë 24 shkurt.

Arena e Lajmit

Ekspozita “Paolo Rossi, një djalë i artë & legjendat e futbollit” vizitohet nga futbollistët e vegjël

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook