Manchester City, Dias vlerëson në maksimum shokun e skuadrës: Nuk flitet për të, por fitojmë falë tij

Ruben Dias, mbrojtësi i Manchester Cityt, foli për NatSportUAE pas fitores 3-1 në Champions League ndaj Copenhagen. Dias vlerësoi Bernardo Silva, si një nga lojtarët më të mirë të skuadrës.

“Lojtarët e tjerë mund të marrin shumë tituj në gazeta, por ai është gjithmonë aty. Lojtarët që asistojnë dhe shënojnë gjithmonë do të marrin vlerësimet më të larta. Kështu funksionon. Por kur të analizoni pse fituam kaq shumë, emri i Bernardos do të jetë aty…” – tha Ruben Dias. Manchester City synon triumfin në Champions League, për herë të dytë radhazi. Takimi i kthimit ndaj Copenhagen luhet me 6 mars.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Manchester City, Dias vlerëson në maksimum shokun e skuadrës: Nuk flitet për të, por fitojmë falë tij

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook