Altin Çoku, i cili akuzohet se shtyu drejt vetëvrasjes një 27-vjeçare, nënë e një fëmije të cilës i publikoi një foto intime në rrjetin social Tik-Tok, pritet të dalë të enjten përpara Gjykatës së Tiranës për masë sigurie.
Prokuroria ka kërkuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” për akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes. Çoku nuk e pranon akuzën duke pretenduar se foton intime të gruas nuk e shpërndau ai, por një mik i tij.
I pyetur miku i të dyshuarit Altin Çoku ka mohuar të ketë kryer një veprim të tillë, ndërsa janë zbuluar edhe mesazhet përmes të cilave gruaja iu kërkonte me ngul atyre të hiqnin foton, pasi po I shkatërronin jetën. Shtytja drejt vetëvrasjes të nënës së një fëmije nuk është rekordi i vetëm kriminal i Cokut.
News 24 ka siguruar vendimin e gjykatës për Krime të Rënda të vitit ku ai është dënuar për gjobëvënie ndaj mjekut të tij neuro psikiatër. Në vendim thuhet se i pandehuri Altin Çoku dhe mjeku me inicialet G.S, janë banorë të qytetit të Laçit, të rrethit Kurbin. Ata kanë njohje me njëri-tjetrin, jo vetëm si banorë në të njëjtin qytet, por mjeku e ka pasur pacient Altin Çokun.
Në dokumentin e gjykatës, thuhet se mjeku është detyruar t’i japë Cokut shumën prej 4 mijë eurosh, për shkak se ai e kërcënonte në mënyrë të vazhdueshme. “I pandehuri Altin Çoku, i ka kërkuar të dëmtuarit disa herë para, në mënyrë verbale por, edhe me anë të telefonit, duke I dërguar mesazhe telefonike, por edhe me anë të letrave të shkruara”, theksohet në vendim.
“Unë jam në hall dhe me ndimo po deshte me i marr lekët tuja, dhe nese nuk do me pas gjakderdhje un per 5 minuta jam dhe vet aty me ndimo te lutem deri neser…”, e kërcënonte çoku mjekun.
Pavarësisht veprën se rëndë penale Coku është dënuar nga gjykata e Apelit për Krime të Rënda, me shërbim prove, për një afat prej 5 vitesh, për shkak të Gjykata e ka urdhëruar atë të mbajë kontakte me Shërbimin Rajonal të Provës, të mos frekuentojë lokale që shërbejnë pijë alkoolike, si dhe ti t’i nënshtrohet një programi të trajtimit mjeksor apo rehabilitues.
Në vendimn gjykata arsyeton se shkalla e parë nuk marrë në konsideratë pretendimet e tij për gjendjen e vështirë ekonomike dhe familjare, si dhe shëndetësore. Në një akt ekspertimi psikiatriko-ligjor të IML thuhet se “Shtetasi Altin Çoku vuan nga Insuficienca respiratore restrictive si dhe prezanton tipare të persnalitetit narcistik”.
“Në kushtet aktuale nuk prezanton nevojën e ndonjë mase mjekësore, pasi gjykimi dhe të menduarit e sjellja janë brenda tipareve të tij të personalitetit duke prezantuar një model mbi të cilin funksionon që prej adoleshencës dhe rinisë së hershme. Për me tepër gjatë kësaj periudhe nuk ka qënë e nevojshme të trajtohet për ndonjë simtomë të shëndetit mendor. Në gjendjen që prezanton aktualisht nuk prezanton rrezikshmëri shoqërore”, arsyeton Apeli.