“SHBA paralajmërim serioz për Kosovën e Serbinë”, analisti Xhezairi: Nga Blinken priten mesazhe për Shqipërinë dhe rajonin

Seladin Xhezairi, analist nga Shkupi deklaroi se vizita e Blinken në Tiranë vjen në një moment kyç për rajonin.

Në një lidhje skype për rubrikën ‘Opinion’ në News24, analisti theksoi se nga kjo vizitë pret mesazhe konkrete për Shqipërinë, por edhe për rajonin si dhe ndikimin e këtij të fundit nga Rusia.

“Në gjykimin tim, duke pasur parasysh kontekstin që zhvillohet kjo vizitë, lufta në Ukrainë dhe paqja e brishtë në rajon për shkak të ndikimit rus, vizitën e Blinken e shoh për nga rëndësia. Si në rastin e sekretarit Amerikan të shtetit në vitet 91. Këto vizita i vendos në kontekstin e zhvillimeve rajonale. Siç e thatë dhe ju, pritet me padurim se cilat kanë për të qenë mesazhet e sekretarit amerikan. Në orën 15:00, ka paralajmëruar një konferencë shtypi dhe ambasadori amerikan në Prishtinë. Ku shqetësimet amerikane do të jenë në fokus të zhvillimeve të fundit në Kosovë, siç është heqja e denarit nga qarkullimi. Nuk është hera e parë që këto qortime nga Uashingtoni dhe Brukseli po i adresohen Prishtinës zyrtare por dhe Beogradit zyrtar. Pasi të dyja palët, po zvarrisin marrëveshjen përfundimtare. Ne momentin që po flasim, jo vetëm në Shqipëri, kemi një situatë të qëndrueshme, apo zhvillimet në Maqedoninë e Veriut për shkak të zgjedhjeve që do të mbahen, vetëm në Tiranë, ka një qëndrim të qartë se si duhet të çohen punët përpara. Nga vizita e Blinken presim mesazhe për veprime.”, tha analisti.

()

Arena e Lajmit

“SHBA paralajmërim serioz për Kosovën e Serbinë”, analisti Xhezairi: Nga Blinken priten mesazhe për Shqipërinë dhe rajonin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook