“Aleat kyç i NATO-s”, Blinken nga Tirana: Trupat shqiptare ruajnë paqen në Kosovë dhe frenojnë agresionin rus. Baza ushtarake në Kuçovë do të…

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka folur për gazetarët, pas takimit me Edi Ramën në Kryeministri. Ai tha se partneriteti i vendit tonë me SHBA është tejet i fortë dhe i rëndësishëm.

Ai u shpreh po ashtu se Shqipëria është aleat kyç i NATO-s, duke u ndalur edhe te përurimi muajin e ardhshëm i bazës ajrore në Kuçovë.

Blinken: Jam këtu në vizitën time të parë si sekretar i shtetit, sepse partneriteti është më i fortë se ka qenë ndonjëherë. Jemi duke bërë gjëra me njëri-tjetrin, për njëri-tjetrin. Si aleat kyç i NATO dhe anëtarë OKB, kemi marrëdhënie të jashtëzakonshëm partneriteti.

Kemi folur për punën tonë të fortë së bashku, për Ukrainën. Po ashtu diskutuam shumë çështje dhe sfida që përballemi, jemi përqendruar për të nxitur sigurinë që bashkëndajmë.

Shqipëria ka qenë e para që ka ngritur dorën për të ndihmuar Ukrainën, dhe është një nga 10 kontribuueset kryesore për ndihmë për frymë.

Shqipëria ka dhënë kontribut domethënëse gjatë viteve që është pjesë e NATO-s. Trupat shqiptare ndihmojnë të ruajnë paqen në Kosovë për të frenuar agresionin e Rusisë në krahun lindor të NATO-s. Muajin e ardhshëm do të përurohet baza ajrore ushtarake e NATO-s në Kuçovë…

VIJON…

 

Arena e Lajmit

“Aleat kyç i NATO-s”, Blinken nga Tirana: Trupat shqiptare ruajnë paqen në Kosovë dhe frenojnë agresionin rus. Baza ushtarake në Kuçovë do të…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook