Bardhi thirrje për protestën e 20 shkurtit: Bashkimi ka sjellë energjinë! Nisim menjëherë ringritjen e PD

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, dhe deputeti Flamur Noka, zhvilluan një takim me strukturat e partisë në Degën 7 në Tirane, ku bënë thirrje për protestën e 20 shkurt.

Bardhi tha se bashkimi i demokratëve ka sjellë energjinë e duhur për të nisur menjëherë ringritjen e Partisë Demokratike dhe për t’u përballur me keqqeverisjen e Edi Ramës deri në fitore.

Postimi i plotë i Gazment Bardhit:

Në mbledhjen e Aktivit të Degës 7 Tiranë, konstatova gatishmërinë e strukturave të partisë për t’iu përgjigjur pritshmërisë së qytetarëve për protestën e datës 20 Shkurt. Bashkimi i demokratëve ka sjelle energjinë e duhur për të nisur menjëherë ringritjen e Partisë Demokratike dhe për t’u përballur me keqqeverisjen e Edi Ramës deri në fitore.

Ditën e martë, më datë 20 shkurt, ora 17:30, përpara Kryeministrisë, protestojmë për Shqipërinë, protestojmë kundër keqqeverisjes së Edi Ramës.

Arena e Lajmit

Bardhi thirrje për protestën e 20 shkurtit: Bashkimi ka sjellë energjinë! Nisim menjëherë ringritjen e PD

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook