Arrestohet Drejtori i Zonave të Mbrojtura në Lezhë, Pjetër Toni, si dhe tre inspektorë.
Burime për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije se Prokuroria ka lëshuar urdhër arresti, pasi në zonën e mbrojtur të Vainit prej disa javësh po hidheshin inerte. Rasti u denoncua në një emision investigativ, i cili ishte edhe shkak i nisjes së hetimeve. Policia ende nuk ka reaguar, pasi aksioni është në vijim e sipër.
Ndaj tyre është vendosur masa e sigurisë arrest me burg nga Gjykata e Lezhës, me kërkesë të Prokurorisë, pas një hetimi disa javor, për hedhjen e inerteve në mënyrë të paligjshme dhe tjetërsimin e pronave në zonën e mbrojtur të lagunës Kune-Vain.
Arena e Lajmit