“Sot ditë e madhe për shqiptarët dhe opozitën”, Vasili për marrëveshjen: Të gjithë kemi këndvështrimet tona, por…

Partitë opozitare po mbajnë një takim në kuadër të bashkimit dhe krijimit të konfederatës.

Nënkryetari i partisë së Lirisë, Petrit Vasili e ka quajtur këtë ditë një ditë të mirë për shqiptarët ndërsa ka theksuar se pavarësisht dallimeve, ka disa vija që bashkojnë të gjithë të pranishmit në tryezë.

“Vendi është i rrezikuar si asnjëherë më parë në 30 vite. Këto interesa madhore janë prioritet i prioriteteve. Është e qartë për të tërë se shqiptarët që vuajnë, që plaçkiten, persekutohen nga ky regjim apo narko-regjim, janë një shumicë dërrmuese në Shqipëri që kërkon përfaqësim politik për këtë shumicë. Ky kapital, kjo energji është detyrim dhe imponim për të gjithë ne. Sot është një ditë e mirë për shqiptarët, dhe për opozitën. Të gjithë kemi këndvështrime individuale, individualitete politike, por kemi disa vija madhore të gjithë në këtë tavolinë, që duan një Shqipëri me demokraci ku nuk ka të pandëshkuar.”, tha Vasili.
()

Arena e Lajmit

“Sot ditë e madhe për shqiptarët dhe opozitën”, Vasili për marrëveshjen: Të gjithë kemi këndvështrimet tona, por…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook