Dule: Të rishikohet formula e koalicioneve parazgjedhore, imponime nga maxhoranca

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule theksoi se marrëveshja e sotme mes partive politike opozitare konsiston te dy arsye kryesore, siç janë vota e diasporës, dhe listat e hapura.

Po ashtu Dule tha se duhet të rishikohet formula e koalicioneve parazgjedhore.

“Kjo është përgjigje pozitive ndaj një ftese për sinergji dhe për t;i parapritë asaj që ndodh në shoqëri, dëshirën për t’iu kundërvënë autokratinë. Themeli i demokracisë është vota. Nuk mund të ketë një jetë kulturore, shoqërore, respektim të drejtash dhe parimesh, nëse i gjithë sistemi nuk mbëhstet te vota e lirë. Jemi vendi i vetëm, kandidat për BE që të organizojmë zgjedhje me standardet e kërkuara. Vazhdojmë të shkojmë drejt së keqes. Vendimi për votën e diasporës, apo dhe vendimi për listat e hapura, janë ende të pazbatueshme. Janë dy arsye themelore këto që na kanë bërë bashkë. Po ashtu na bashkon dhe kërkesa që të rishikohet formula e koalicioneve parazgjedhore. Nuk mund të kemi koalicione në terma të imponuara nga maxhoranca, që mos të kërcënohet dominimi elektoral i saj, siç është kërkesa për votën elektronike.”, tha ai.

()

Arena e Lajmit

Dule: Të rishikohet formula e koalicioneve parazgjedhore, imponime nga maxhoranca

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook