“Emigrimi i të rinjve dhe numri i ulet i martesave”/ Shqipëria me numrin më të ulët të lindjeve në 30 vite, sociologia rendit shkaktarët

TIRANE

Shqipëria regjistron numrin më të ulët të lindjeve në 30 vitet e fundit, ku vetëm 22 mijë e 210 lindje u regjistruan në vitin 2023, shifër me e ulëta që në vitin 1993.

Sipas të dhënave të INSTAT, rënia e lindjeve është bërë më agresive përgjatë dy viteve të fundit pas pandemisë, ndërsa qytetet që regjistruan lindshmëritë më të ulëta janë Gjirokastra, Kukësi dhe Lezhë.

Sociologët rendisin faktorët ndikues në uljen e lindshmërisë, që nga emigrimi i të rinjve, numri i ulët i martesave, por edhe si rezultat i problemeve me fertilitetin.

Për sociologen Entela Binjaku këto shifra janë mjaft shqetësuese pasi popullata është drejt plakjes, ndaj propozoi disa modele që duhen ndjekur, sidomos në ndihmë të familjeve të reja.

Sociologia shprehet se nëse nuk ndërmerren hapa sot, e nesërmja do jetë gjithmonë e më shqetësuese për brezat që do të vijnë.

Arena e Lajmit

“Emigrimi i të rinjve dhe numri i ulet i martesave”/ Shqipëria me numrin më të ulët të lindjeve në 30 vite, sociologia rendit shkaktarët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook